Njihuni me Strumicën magjike – pjesa 2, Kullat e Mbretit

Edhe kësaj radhe jemi në Strumicë ose në të ashtuquajturin “Qyteti i Yjeve”, ose “Qyteti nën Kullat e Mbretit”. Në fakt, lokaliteti “Kullat e Mbretit” është një nga simbolet me të cilat njihet Strumica dhe me të cilin banorët e Strumicës krenohen me shekuj.

Sanja 1

Lokaliteti Kullat e Mbretit gjendet në majën dominuese të anës jugore të Qytetit, në një pllajë të sheshtë në majën e kodrës. Kodra ngrihet jo shumë lart, në rreth 150 metra mbi qytetin, që jep një afërsi shtesë, dhe nga të dyja anët (perëndimore dhe lindore) është rrethuar nga luginat e lumenjve të rrëmbyeshëm Shën Ilija dhe Koritniçe. Potenciali i këtillë i civilizimit dhe vendndodhja në kodër nuk ka mbetur pa u vërejtur qysh në periudhat më të hershme të parahistorisë, kur për herë të parë është organizuar jeta në këtë lokalitet. Me hulumtimet arkeologjike u konstatuan mbetje të një vendbanimi parahistorik me shumë shtresa në shpatin juglindor nga koha e eneolitit të hershëm, fundi i epokës së vonshme dhe të mesme të bronzit.

znak 2

Kullat e Mbretit, përsëri do të përdoren në shekullin V dhe IV para erës sonë, kur në majë të kodrës, të vendosura në mënyrë qendrore të pllajës, në shkëmb janë gdhendur pesë gropa të dimensioneve të mëdha, të cilat kanë dhënë një sasi shumë të madhe të materialit të lëvizshëm arkeologjik nga i cili më të përfaqësuara janë enët e fragmentuara të qeramikës, dhe më pak stolitë, armët, monedhat dhe sendet e përdorura në jetën e përditshme. Për emrin e qytetit të asaj kohe, ende ekziston një diskutim i gjallë akademik, por megjithatë si teori më e pranueshme është se bëhet fjalë për Astraionin antik.

Vetë lokaliteti është pjesë e bukurive të qytetit dhe bën pjesë në kuadër të projektit “Strumica si destinacion kulturor historik turistik”. Çdo vit bëhet konservimi, restaurimi dhe rikonstruktimi i pjesshëm i kalasë Kullat e Mbretit, që mundëson ringjalljen e këtij objekti historik i cili është një shenjë dhe simbol i veçantë i qytetit të Strumicës.

Sanja i tvrdina

Lokaliteti përmban shumë pjesë dhe simbolizon periudhën e mesjetës. Kalaja gjendet në anën jugperëndimore të Strumicës, në majën e kodrës e cila në mënyrë të thepisur ngrihet mbi qytetin, dhe kjo i mundëson një pozitë të mirë strategjike dhe shikueshmëri dhe kontroll të shkëlqyeshëm mbi tërë luginën e Strumicës. Një vend dominues i akropolës ka qenë kulla poligonale, e cila ka përfaqësuar një qendër komande nga e cila është udhëhequr mbrojtja. Në pesëdhjetë metra në veri të Kullës, gjendet një hapësirë katërkëndëshe e gërmuar në tokë – cisternë. Për këtë hapësirë supozohet se ka qenë cisternë për ujë ose depo e ushqimit: grurë, verë etj., e domosdoshme sidomos gjatë kohës së rrethimit të kalasë. Në fakt, atë e karakterizon mënyra në të cilën është organizuar jeta në atë periudhë mesjetare dhe është një pikë që lidh ekzistimin e Strumicës ose “Qytetin e Yjeve” me një traditë të pasur kulturore-historike.

Kullat e Mbretit me meritë kanë gjetur vendin e tyre edhe në legjenda, si ajo për dashurinë dhe tradhtinë e Strumës së bukur. Në fakt, dashuria e të rinjve e cila ka filluar në kalanë e famshme. Në këtë mënyrë, i tërë lokaliteti e dyfishon magjinë e tij me atë që përveç vlerës historike dhe kulturore, në peshë janë shtuar edhe legjendat dhe gojëdhënat për të cilat si udhëheqës turistikë mund të dëshmojnë strumicasit.

Sanja 3

Falë Agjencisë Evropiane të Rikonstruktimit, Vetëqeverisjes Lokale dhe IN Enti dhe Muzeu i Qytetit të Strumicës, në qershor të vitit 2007 për herë të parë kanë filluar hulumtimet  bazë të lokalitetit, me qëllim që të zbulohet “vjetërsia e thellë”, të promovohet bukuria historike e këtij rezervati të çmuar kulturor dhe deri në fund të shkëlqejë magjia e tij historike dhe para së gjithash e civilizimit.

Turistët që vizitojnë qytetin e Strumicës janë vizitorë të shpeshtë të këtij lokaliteti, për shkak se kudo që ndalen, në cilëndo pjesë të qytetit, nga çdo kënd vërejnë këtë kala madhështore, e cila thellë në vete fsheh shumë tregime dhe mite, me një faktografi të plotësuar për Strumicën nga kohët e lashta e deri më sot. Sot, thellë në nënvetëdijen e tyre, fshehtë, strumicasit me krenari i mbajnë kujtimet e fitoreve madhështore të frymëzuara dhe të transmetuara nga Kullat e pamposhtura të Mbretit. Gjithsesi në krijimet e tyre, edhe strumicasit qytetin e tyre do ta përjetësojnë si “Qyteti i Kullave të Mbretit” ose si në këngën e njohur “Një ditë të mrekullueshme maji, nën Kullat e Strumicës...”

Rekomandimi është i qartë – vizitojeni Strumicën dhe bukuritë e saj, për shkak se çdonjëri që ka qenë njëherë, është kthyer përsëri dhe përsëri. Gjithsesi magjinë më së miri do t’jua mundësojë ta kapni një mik i juaj lokal.

Strumica

Shpresojmë se kolegia jonë Sanja Stardellova arriti t’ju ofrojë një destinacion të ri për të vizituar, një magji të re për të zbuluar. Në qoftë se dëshironi në dini më shumë – Sanjën mund ta gjeni në qendrën e Strumicës, në Filialin tonë të Tigos me vendndodhje në rr. “Leninova” 31.

Deri në vendet e ardhshme magjike të qyteteve tona, mos harroni – për dëshirat e Juaja financiare nuk duhet magji. Këtu është Tigo.

Related articles

Kthehu